Vizioni

Vizioni jonë është që të zhvillojmë sektorin e Komunikimeve Elektronike në Kosovë, dhe ekonominë informative përmes implementimit të politikave që janë në përputhshmëri me reformat në këtë sektor të cilat implementohen nga Unioni Evropian dhe pjesa tjetër e botës së industrializuar. Ne do të arrijmë vizionin tonë përmes hyrjes në treg, promovimit të konkurrencës së shëndoshë midis operatorëve të autorizuar, teknologjive dhe shërbimeve të reja në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve. Si ARKEP, do të sigurojmë mbrojtjen e konsumatorit, qeverisje të dobishme dhe transparente dhe përdorim optimal të resurseve të kufizuara. Për këtë kërkohet krijimi i një kornize ligjore të përshtatshme për monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij sektori, e cila kornizë lehtëson dhe mundëson qeverisje transparente dhe të dobishme. Si institucion, ne vlerësojmë themelimin e një sistemi të pavarur rregulator për mbikëqyrjen e tranzicionit nga sistemi monopol në atë të tregut konkurrues në një mjedis rregullator dhe ligjor i cili do të promovojë investimet dhe konkurrencën e lirë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve të shërbimeve telekomunikuese.