Bazuar në njoftimin e publikimit të Thirrjes për Shprehjes së Interesit të publikuar në mjetet e informimit publik me datën; 18 Nëntor, 2013 për dhënien në shfrytëzim të brezeve frekuencore 3400 - 3800 MHz për Shërbimet Brezëgjëra (BWA), deri me datën; 9 Dhjetor, 2013 në ora 12.00 të paraparë për dorëzimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit për para-kualifikim, në adresën e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë arritur 3 aplikacione(kërkesa) për pjesëmarrje në Ankand.
Andaj, Autoriteti i njofton palët të cilat kanë dorëzuar aplikacionet për pjesëmarrje se Komisioni me datën; 9 Dhjetor, 2013 në ora 14.00 ka bërë hapjen dhe vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuara për para-kualifikim dhe KONSTATOJ se tri (3) aplikacionet e arritura i plotësojnë gjitha kriteret para-kualifikuese dhe si të tilla ju mundësohet pjesëmarrja në Ankand.
Autoriteti, i njofton palët i interesit se lokacioni i mbajtjes së Ankandit do të jetë në Sallën e Kongreseve, Kati i I, të Hotel Grand, me fillim nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 9:45 ditën e Marte, 10 Dhjetor, 2013.
Prishtinë 09/ 12/ 2013