Ø Si duhet të para-kualifikohem për pjesëmarrje në ankand ?
Shiko rregullat e aplikueshme të Ankandit për detaje rreth para-kualifikimit dhe informatë se çfarë dokumentacioni duhet të dorëzohet.
Ø Ku dhe kurë duhet të dorëzoj dokumentet për para-kualifikim?
Aplikacioni se bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet te dorëzohet në Zyrën e ARKEP-it në Prishtinë, Rr. Pashko Vasa nr. 12 Prishtinë deri 09/12/2013
Ju duhet të dorëzoni dokumentet në vijim:
1) Aplikacionin për pjesëmarrje të plotësuar dhe të nënshkruar nga pjesëmarrësi.
2) Në qoftë se Aplikacioni dorëzohet nga një grup/konzorcium i operatorëve ekonomik, në këtë rast grupi, së bashku me aplikacionin e tyre, duhet dorëzoj një deklaratë të qartë ku":
- të gjithë anëtarët e grupit janë së bashku dhe individualisht përgjegjës për përmbajtjen e aplikacionit të grupit, dhe në rast se grupi është fitues i ndonjë blloku frekuencor, ti kryej të gjitha obligimet e parapara konform rregullave të ankandit ;
- konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në grup dhe se nuk janë duke marrë pjesë individualisht dhe/ose në grupe tjera në procedurën e njëjtë të ankandit ; dhe
- të gjithë anëtarët të grupit për të autorizuar partnerin udhëheqës të veproj në emër të grupit.
Aplikacionin mund të shkarkohet nga ueb faqja zyrtare e Autoritetit në linkun: www.arkep-rks.org/
3) Certifikatën e Regjistrimit të biznesit,
4) Autorizim të Përgjithshëm dhe/apo Licencë për ofrimin e shërbimeve komunikuese elektronike.
5) Dëshmi se qenë aktiv së paku tri (3) vitet e fundit në ofrimin e shërbimeve komunikuese elektronike .
6) Dëshmi mbi qarkullimin ne tri vitet e fundi, ku të hyrat e operatorit/ndërmarrësit për tri (3) vitet e fundit në/nga ofrimi i shërbimeve komunikuese elektronike kanë qenë së paku; 5,000,000.00€.
7) Dëshmi mbi Pagesa e taksës administrative për pjesëmarrje në shumë prej 2,500.00€ .
8) Autorizimin i Pjesmarrsit për Përfaqsuesin (e dhënë në Shtojcën 2)
9) Deklarata e Konformitetin (e dhënë në Shtojcën 3);
10) Garancionin bankar, (e dhënë në Shtojcën 4)
Pjesëmarrësi duhet ti dorëzoj dokumente origjinale ose kopje të noterizuara të kërkuara, të cilat duhet të përmbajnë informacionet e fundit, të azhurnuara apo informacionet plotësuese të kërkuara.
Kërkesat për informacione sqaruese duhet të dorëzohen me shkrim përmes elektronike në e-mail adresën; ankandi@arkep-rks.org.