Vendim Nr 1666 - Miratimi i Këshillimit Publik të Draft Rregullores për Planin e Numeracionit

Në mbështetje të neneve; nenit 3, paragrafi 1), nenit 10, paragrafët 4), 11) dhe 12), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109; në referim të nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 58-të me radhë të mbajtur më datë 27 Nëntor 2020, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me Vendimin Nr.1666 (Ref.Nr.Prot.069/B/20) miratoi fillimin e Konsultimit Publik të dokumentit 'Draft Rregullore për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës'.